Fjalë Kyçe

Përplasja mes Shyhretës e Motrave Mustafa, çka thotë Shkurte Fejza

Përplasja mes Shyhretës e Motrave Mustafa, çka thotë Shkurte Fejza

Yje të tjerë të muzikës po rijnë larg këtij diskutimi.

Po vlojnë gjërat brenda estradës muzikore kosovare. Përherë ka diçka befasuese, që shpesh shndërrohet në temë e diskutim të gjatë.

Buja e fejesave, martesave e ndarjeve është tejkaluar disa herë nga debati i gjatë i Motrave Mustafa me këngëtaren Shyhrete Behluli, që ka për bazë përvetësimin e idesë së temës së videoklipit dhe këngës për nënën.

Publiku si gjithmonë ka mendimet e veta, ndonëse duket një farë përkrahje më masive për Motrat Mustafa.

Në anën tjetër, yje të tjerë të muzikës po rijnë larg këtij diskutimi, duke mos dashur të përfshihen fare, shkruan “Kosovarja”.

Sigurisht, shumë larg po rri edhe Shkurte Fejza, e cila u përmend edhe nga Sahide Mustafa, e cila tha se tani po e kupton Shkurten se përse nuk flet me Shyhreten.