Fjalë Kyçe

Plagosja e Met Elshanit, artistët nxituan për në spital

Plagosja e Met Elshanit, artistët nxituan për në spital

Në një njoftim për mediat, policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dardania” rreth orës 15:00 dhe se i plagosuri është shtetasi M.E. (Met Elshani), i cili është dërguar në QKUK për të marrë ndihmë mjekësore pas plagosjes me armë zjarr plagosur gjithashtu është dhe një 23-vjeçar, i cili gjithashtu po merr ndihmë mjekësore.

Mediat e Kosovës kanë bërë të ditur se Elshani ka marrë dy plumba në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën dhe mësohet se policia ka vënë në pranga 4 persona si të dyshuar për ngjarjen e rëndë.

Ata janë:

Sh. C. mashkull , 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

L.K. mashkull , 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Xh. B. mashkull , 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Sakaq, i dyshuari i katërt, 23-vjeçari me iniciale A.K., ndodhet në spital pasi ka mbetur gjithashtu i plagosur.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar 3 pistoleta dhe po vijon hetimet për zbardhjen e konfliktit të armatosur.