Fjalë Kyçe

Po bëhet nënë, Gjira tregon këngën që do t’ia mësojë të birit

Po bëhet nënë, Gjira tregon këngën që do t’ia mësojë të birit

Ditë më parë reperja, Gjira Kajtazi befasoi të gjithë me lajmin se po bëhet nënë.

Artistja që bëri për vete publikun me stilin e veçantë të muzikës, për revoltën e shfaqur në tekste ka treguar se po bëhet nënë për herë të parë, shkruan lajmi.net.

Ajo po ashtu zbuloi edhe gjininë e foshnjës, e cila është në pritje të një djali, të cilit tha se do t’ia mësoj një prej këngëve të saj të shumë pëlqyera.

“Djalit tem tash ka me ja msu këngën “Mami s’po m’len”, është mbishkrimi që ia ka vënë fotos.

Gjira ka kurorëzuar vite më parë lidhjen me futbollistin Ali Ibrahimin, nga i cili u nda për rreth një vit e më pas u ribashkua.