Fjalë Kyçe

Pse erdhi deri te sherri Nora-Tuna?

Pse erdhi deri te sherri Nora-Tuna?

Debatet e shumta mes këngëtares Tuna dhe Robert Berishës kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave prej disa kohësh.

E vetmja që nuk kishte reaguar për këtë çështje ishte Nora Istrefi e cila e ftuar në “Xing me Ermalin”, u shpreh publikisht për Tunën. Nora hodhi poshtë thashethemet se ajo dhe Tuna nuk flasin duke thënë se vazhdon ta respektojë dhe se nuk e ka armike, por theksoi faktin se nuk kanë qenë kurrë shoqe të ngushta.

Nora dhe Roberti janë prej 14 vitesh bashkë dhe një nga çiftet më simpatik të publikut.

Së fundmi qarkulluan dhe thashetheme se ata i kishin dhënë fund martesës por Nora i hodhi poshtë këto fjalë duke u shprehur se ajo dhe Roberti janë ende bashkë. Këngëtarja tregoi edhe si është njohur me Robertin dhe shkak është bërë vëllai i tij, Patrisi.

“Me Robertin jam njohur para 14 viteve në disa koncerte në Gjermani ku kemi pasur turne. Patrisin e kam pasur në shkollë fillore në Dardani dhe në shkollë muzike. Robertin e kam njohur nëpërmjet Patrisit dhe e njihja si muzikant, si pianist shumë të mirë. Në turne në Gjermani njohëm njëri-tjetrin”, tregoi Nora.