Fjalë Kyçe

Publiku e dha votën, Elvana Gjata për Eurovision 2020!

Publiku e dha votën, Elvana Gjata për Eurovision 2020!

Dje janë publikuar në Youtube këngët konkurruese në festivalin e Këngës në RTSH.

Nga 20 këngë, ajo që mori më shumë vëmendje ishte ‘Me tana’ nga Elvana Gjata, shkruan lajmi.net.

Një shpërndarje masive ka ndodhur në rrjetet sociale nga momenti i parë i publikimit të këngës së Elvanës, e cila u pëlqye jashtëzakonisht shumë, sidomos për faktin që është këngë ritmike, tipike për Eurovizion, gjë që i ka munguar Shqipërisë tash e sa vite.

Në vetëm 24 orë pas publikimit, Elvana ka shënuar një rekord me klikime, duke kaluar shifrën e gjysmë milion shikime, gjë që nuk ka ndodhur në asnjë projekt tjetër në festivalin e Këngës.

Elvana Gjata, rikthehet në këtë festival pas shumë vitesh me një projekt ku muzikën dhe tekstin e ka bërë vet.

Nata e parë dhe e dytë gjysmëfinale do të mbahen me 19 dhe 20 dhjetor në Pallatin e Kongreseve, ndërsa finalja e madhe me 22 dhjetor, ku do të shpallet edhe fituesi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, i cili do të mbahet në Rotterdam të Holandës nga 12 deri 16 maj

https://www.youtube.com/watch?v=wPIX3jhXxsE&feature=emb_title