Fjalë Kyçe

Rikthehet Rina Balaj

Rikthehet Rina Balaj

Rina Balaj është rikthyer në Instagram dhe pyet fansat nëse i ka munguar.

Këngëtarja Rina Balaj ka hapur një llogari të re në Instagram, pasi nuk mundi ta kthejë atë të vjetrën, e cila, sipas kompanisë që menaxhonte artisten, me kontratë është pronë e tyre.

Në llogarinë e vjetër Rina kishte mbi 500 mijë ndjekës, ndërsa ajo tani tenton t’i kthejë të gjithë nga e para.

Gjatë ditës së sotme ajo ka postuar një fotografi të re në llogarinë me emrin “itsyourgirlrina”, ndërsa shkruan: “Instagram i ri, a ju kam munguar?”

Fansat që në fillim kanë filluar me pyetjet se kur do të kthehet Rina në Instagram, por motra e këngëtares, Rudina Balaj, i ka mbajtur në rrjedha vazhdimisht duke treguar se Rina nuk ishte për momentin në asnjë rrjet social.

Megjithatë, ajo dje kishte filluar edhe një peticion drejtuar kompanisë ‘On Records’, për t’i rikthyer profilin me qindra mijëra ndjekës këngëtares.

Kjo tentative siç duket i ka dështuar dhe tani Rina duhet të ndjekë suksesin si në muzikë ashtu edhe në këtë rrjet social, larg On Records dhe që nga zeroja.