Fjalë Kyçe

Rita Ora flet për bashkëpunimin me UNICEF-in dhe vizitën e fundit në Kosovë

Rita Ora flet për bashkëpunimin me UNICEF-in dhe vizitën e fundit në Kosovë

Rita Ora ka për të thënë sërish diçka lidhur me vizitën e fundit në Kosovë dhe bashkëpunimin e saj me UNICEF-in.

Ajo ka publikuar disa fotografi në Instagram, në mesin e tyre edhe ato nga vizita e fundit në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja shkruan për bashkëpunimin që ka me UNICEF-in që nga viti 2013 dhe për vizitën në vendlindje.

“Jam e nderuar që të ndaj me ju gjithë atë që kam punuar me UNICEF-in. Që nga viti 2013, unë kam mësuar shumë për UNICEF-in dhe punën e mrekullueshme që ata bëjnë për të ndryshuar të ardhmen e fëmijëve. Udhëtimi im i fundit në Kosovë më bëri të shoh punën e UNICEF-it në vendlindjen time dhe jam e vendosur më shumë se kurrë për të shfrytëzuar pozicionin tim për të ndihmuar, bërë fushatë dhe këshilluar. Faleminderit UNICEF, jam pa fjalë!!!”, ka shkruar Rita.

Për ndryshe, këngëtarja kishte ardhë në Kosovë më 8 prill, në kuadër të një misioni bamirës me UNICEF-in.