Fjalë Kyçe

Rita Ora shkëlqen në fustanin e bardhë në Festivalin e Filmit në Kanë

Rita Ora shkëlqen në fustanin e bardhë në Festivalin e Filmit në Kanë

Rita Ora gjatë ditës së sotme ka arritur në Francë.

Rita Ora pasi kaloi pak ditë në Londër bashkë me familjen, ka udhëtuar në Francë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ishte e ftuar për të performuar në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë.

Ajo ka performuar si e ftuar e “Magnum”, ndërsa mori vëmendje gjatë parakalimit në tapetin e kuq.

E veshur me një fustan të bardhë, të hapur tek këmba dhe gjoksi, këngëtarja shqiptare dukej për mrekulli.

Për ndryshe, “Carry On” titullohet kënga e fundit nga Rita Ora, të cilën e solli në duet me Kygon.