Fjalë Kyçe

Rita Ora vjen me një mesazh për 30 vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës

Rita Ora vjen me një mesazh për 30 vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës

Rita Ora është ambasadore e UNICEF-it, ajo në aktivitetet e saj në bashkëpunim me këtë organizatë, bën thirrje që të mbrohen të drejtat e fëmijëve.

Muaj më parë, Rita Ora ka vizituar Kosovën në kuadër të misionit të UNICEF-it, shkruan lajmi.net.

Në bashkëpunim me UNICEF, ajo do t’u dalë në ndihmë fëmijëve e të dhunuarve gjatë luftës.

Me rastin e 30 vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, këngëtarja shqiptare ka dhënë një mesazh frymëzues për të gjithë fëmijët.

“Prej një fëmije nga Kosova deri në majën e listës së këngëtarëve më të popullarizuar në botë.Jeta e Rita Ora në 30 vitet e fundit ka ndryshuar drastikisht. Sot, ajo uron që cdo fëmijë të arrijë potencialin e plotë të zhvilllimit. Shikojeni mesazhin i Ritës për 30 vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës”, është mbishkrimi i videos së UNICEF-it.