Fjalë Kyçe

Roberti vë në dilemë ‘ndarjen’ me Norën?

Roberti vë në dilemë ‘ndarjen’ me Norën?

Ka ditë, e javë që kur çifti i njohur Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë shndërruar në protagonistët më të komentuar në faqet rozë.

Kjo për shkak se ishte vet Roberti ai i cili postoi një imazh bashkë me Norën e Renenë, ku tregonte se çifti nuk janë më bashkë, por se gjithmonë do të vazhdojnë të jenë prindërit e Renesë.

Por, pak ditë më vonë Roberti bëri gjestin e çuditshëm duke fshirë postimin, gjë që i shtoi dyshimet se çifti u bënë pishman.

E akoma më shumë po i ngrit dyshimet Roberti secilën herë me deklaratat e tij duke vënë në dilemë punën e ndarjes së tij me Norën.

I ftuar mbrëmë në emisionin “Glamour Zone”, nuk shpëtoi pa u pyetur për çështjen e ndarjes së tyre.
Pyetja që iu parashtrua nga moderatorja Ester Bylyku ishte se me kë po jeton tani këngëtari, duke qenë se edhe kjo pjesë u komentua gjatë pas ndarjes së tyre, Robert Berisha tha se ai jeton edhe me Norën dhe Reneenë.

“Roberti jeton edhe vetëm, edhe me Norën dhe gocën. Ajo është e vogël 4-vjeçe. Prishtina është e vogël, jetojmë edhe afër, kështu që, pak aty, e pak aty! Edhe po mos të ishte vajza, mendoj qe çdo çift që ka probleme, ka pauza, ndamje, nuk do me thënë të mos flasësh. Mbi të gjitha, ne do të jemi gjithmonë prindërit e Reneesë”, u përgjigj këngëtari.

Po ashtu Berisha foli edhe për divorcin, duke thënë se e vërteta e arsyes pse nuk janë bashkë qëndron diku tjetër, jo ashtu siç është kuptuar:

“Nuk kam thënë asnjëherë që jemi ndarë, por nuk jemi bashkë, ky është dallim i madh. Divorci permes gjyqit..nuk jemi prej atyre çifteve që e kemi bërë me inat. E vërteta qëndron diku tjetër, është personale, dhe besoj se mund të ketë ndonjë derë të hapur për rikthim”, tha Robert Berisha.

Duket më se e qartë se Roberti ende shpreson se lidhja e tyre disa vjeçare do të rikthehet siç kanë qenë dikur.