Fjalë Kyçe

Ronela zhvlerëson këngën e Robert Alisë, shkakton tension në post-Kënga Magjike

Ronela zhvlerëson këngën e Robert Alisë, shkakton tension në post-Kënga Magjike

Pas performancës së këngës “Vuj” të Ronelës në post-Kënga Magjike, Aurela Gaçe ka marrë mikrofonin dhe tha:

“Ronela ne të dhamë vendin e tretë me pikë sepse kjo këngë e meritonte dhe performanca jote ishte fantastike por nuk the mirë se kënga e Robert Aliajt nuk ishte këngë për Kënga Magjike” – tha Aurela referuar një momenti më parë kur Ronela argumentoi se i dha 0 pikë Robertit sepse kënga e tij nuk ju duk aspak këngë.

”Mua nuk mu duk këngë. Ky është mendimi im” – ka thënë ajo.

Më pas mikrofonin e ka marrë Rovena Dilo dhe situata është tensionuar pasi kjo e fundit ka vazhduar t’i kujtojë Ronelës se nëse mendojmë këshu atëherë ofendojmë edhe reperat.

“Rovena qetësohu!” – tha Ronela e cila i rikujtoi asaj se Roberti i ka quajtur të gjithë një grup “ahenxhinjsh” dhe koncertin në tërësi e ka quajtur “tallava”.

Momentin e tensionit e ka larguar më pas Mentor Haziri i cili ka komplimentuar Ronelën dhe gjithë artistët për nivelin e lartë të festivalit të këtij viti./31News/