Fjalë Kyçe

“Sasa” më e bukur se kurrë

“Sasa” më e bukur se kurrë

Ajo është një ndër aktoret më të dashura të publikut shqiptar, e cila është bërë edhe më e famshme me rolin e “Sasës”, në serialin vendor “O sa mirë”.

Me këtë rast ajo ka mbledhur një numër të madh të fansave në rrjetet më të frekuentuara sociale, të cilët e përcjellin vazhdimisht.

Artistja është mjaft aktive në rrjetet sociale teksa sjell imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Biondina së fundi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet mjaft e bukur dhe joshëse.

“Imagjinoni një pasqyrë që mund të zbulojë personalitetin tuaj. Do guxonit ta shikonit”, ka shkruar ndër të tjerash.

Ndryshe, aktoren do ta shohim edhe në sezonin e ri të serialit të lartcekur, i cili pritet të startojë gjatë muajve të ardhshëm.