Fjalë Kyçe

Shikoni se si komentuesi mundohet ta fyej Loredanën, ajo ia kthen me klasë

Shikoni se si komentuesi mundohet ta fyej Loredanën, ajo ia kthen me klasë

Loredana Zefi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga ndodhitë e fundit.

Loredana Zefi është bërë temë ditore e shoubizit pas akuzave të fundit për zhvatjen e 700.000 frangave, shkruan lajmi.net.

Reperja tani është në Kosovë për përfundimin e xhirimeve të klipit të ri.

Në një fotografi të postuar ajo shfaqet me një xhaketë ‘Louis Vuitton’, fotografi kjo ku nuk i mungojnë edhe komentet provokative.

Në fotografinë e publikuar, një komentues i shkruan: Petra e bleu xhaketën për ty?(Petra gruaja zvicerane që thuhet se Loredana ia mori paratë).

Loredana ia kthen me klasë “E kam blerë përmes klikimeve tuaja në Spotify, faleminderit” , ka përfunduar ajo.