Fjalë Kyçe

Shkurte Gashi thotë fjalët që si tha kurrë

Shkurte Gashi thotë fjalët që si tha kurrë

Shkurte Gashi është këngëtare shumë e dashur për publikun me thjeshtësin dhe zërin e saj.

Ajo në një intervistë televizive thotë se në këtë vit do të ndaj sezonin në dy pjesë ku do të marrë pjesë edhe ne mbrëmje edhe në dasma, ndryshe prej vitit të kaluar që nuk ishte pjesëmarrëse në shumë ahengje familjare, përcjell Gazeta Alo.

Shkurta thotë se arma e saj është vokali dhe asnjëherë s’ka paguar për të qenë në qendër të vëmendjes, siç bëjnë koleget e saj.

Ajo në intervistë thotë se asnjëherë caku i saj nuk ishte fama por që me kalimin e kohës ajo u bë e njohur me zërin e saj nga koncertet dhe mbrëmjet ku ajo këndonte, e që ajo ka afro 20 vite që merret me muzikën.

Shkurta flet për familjen si të shenjt që e ka mirëpo cek se babi i saj është ai që e ka më të veçante dhe shembull për jetën sepse ishte mbështetës shumë i madh në karrierën e saj, ku në shumë koncerte ai nuk e linte vetë Shkurten.

Ajo tregon se ai së fundi ka probleme shëndetësore e kjo e bënë Shkurten të flas me shumë emocione sepse familja është pjesa më e ndjeshme e njeriut siç thotë ajo./Gazeta Alo/