Fjalë Kyçe

Shqipërua kualifikohet në finalen e “Eurovision 2019”

Shqipërua kualifikohet në finalen e “Eurovision 2019”

Shqipëria ka arritur që të kualifikohet për në natën finale të “Eurovision 2019”.
Këngëtarja Jonida Maliqi ka përfaqësuar denjësisht shtetin shqiptar me interpretimin e këngës “Ktheju Tokës”, të cilën e këndoi në gjuhën e saj amtare.

Pas përfundimit të performancave nga 18 shtetet, është hapur televotimi i cili zgjati për 15 minuta nga juria dhe publiku.
Kalkulimi i rezultatit në fund nxori listën me 10 shtetet që siguruan biletën për në natën finale që do të mbahet të shtunën në Tel Aviv, dhe një nga ato ishte edhe Shqipëria.

Edhe vitin e kaluar, shteti shqiptar preku finalen me këngëtarin Eugent Bushpepa, i cili me këngën “Mall”, u rendit i 11-ti në këtë kompeticion, që vitin e kaluar u mbajt në Lisbonë.