Fjalë Kyçe

Shyhrete Behluli me urim të veçantë për ditëlindjen e Engjit

Në familjen e Shyhrete Behlulit sot ka një arsye më shumë për të festuar.

Engjëllusha Salihu me këtë datë feston ditëlindjen, ndërsa ka pranuar urime të shumta nga familjarët dhe fansat, shkruan lajmi.net.

Një urim të veçantë, ajo e mori nga nëna e saj, këngëtarja Shyhrete Behluli, e cila e uroi përmes një fotografie në Instagram.

“Urime ditelindjen zemer te deshiroj shendet dhe suksese❤️”, shkruan Shyhretja në urimin e saj.

Për ndryshe, Engji dhe Shyhretja kanë disa projekte së bashku dhe tashmë performojnë në pothuajse çdo vend bashkë.