Fjalë Kyçe

Tayna ka një porosi për deputetin, Haxhi Avdyli

Tayna ka një porosi për deputetin, Haxhi Avdyli

Dje, deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka propozuar në Komisionin për Shëndetësi që të ndalohet promovimi i këngëve ku përmendet droga.

Dhe sot ai bashkë me një nga gazetarët ishte i ftuar në emisionin “Frontal”, ku flet rreth kësaj çështje, shkruan lajmi.net.

Në mesin e shumë këngëve që kanë tema të tilla ishte edhe ajo e reperes, Tayna “Columbiana”, për të cilën edhe ka reaguar vetë këngëtarja përmes një postimi të publikuar në Instagram.

Në një lidhje direkte në emisionin Frontal, Tayna thotë se muzika hip-hop është e njëjtë edhe në botë dhe se njerëzit që kanë probleme varen prej atyre gjërave.

Ajo gjithashtu ka edhe një porosi për deputetin, Haxhi Avdyli dhe për të gjithë njerëzit e tjerë që mendojnë si ai.

“Është e lejueshme dhe krejt temat janë të tilla në rep, ne vazhdojmë me bo artin tonë, kush dëshiron mundet të më dëgjojë”, shprehet Tayna.