Fjalë Kyçe

Të famshmit që u pushuan nga puna

Të famshmit që u pushuan nga puna

Janë njerëzit më të famshëm në të gjithë botën, e shpesh diskutohet jeta e tyre duke marr vëmendje të plotë. Para se ata të marrin famën, jeta e tyre nuk ishte edhe aq e lehtë.
Vështërsitë për të gjetur një punë të mirë u hasën edhe artistët e huaj derisa gjetën një pozitë të rehatshme.

Rihanna

Rihanna është paraqitur e zhveshur në shumë reklama për ‘Nivea’-n, prandaj arsyeja e pushimit të saj nga puna, në prag të xhirimit të një reklame të re, është thjesht ironike. Si duket, Rihanna u pushua, pasi që ishte tepër ‘seksi’. “Kompania jonë qëndron prapa vlerave familjare dhe besimit të klientelës së vet”.

Ryan Gosling

Ryan është një nga aktorët më joshës në Hollivud, prandaj është befasuese që ai u pushua nga puna, në prag të marrjes së një roli në filmin ‘The Lovely Bones’. Arsyeja: Ai ishte shumë i trashë për rolin e tij. ‘Unë i kisha 68 kg, kur e mora rolin, kurse kur u paraqita në shesh-xhirim për herë të parë, kisha arritur 95 kg’, tha ai.

Charlize Theron

Charlize kishte një kontratë me kompaninë e krijimit të orëve, ‘Raymond Weil’, por e humbi atë brenda një kohe shumë të shkurtër dhe për një gabim të madh, që e bëri pa dashje. Aktorja e humbi kontratën më 2008, kur u paraqit në tepihun e kuq me një orë të ‘Christian Dior’-it, duke zemëruar shumë përfaqësuesit e ‘Raymond Weil’-it, aq sa për ta pushuar menjëherë nga puna.

Megan Fox

Disa njerëz është më mirë të shihen sesa të dëgjohen. Kjo vlen edhe për Megan Fox-in, e cila u pushua nga puna nga shefi i saj në sheshxhirimin e filmit ‘Transformers 3’, pasi që e krahasoi regjisorin Michael Bay me Hitler-in. ‘Gjatë xhirimeve ai është si një tiran, kërkon gjëra të pamundura dhe të rrezikshme nga ne. Ai është si Hitleri’, kishte thënë Fox në një intervistë, duke rezultuar me pushim nga puna.

Angelina Jolie

Shumica e kompanive duan që dikush tepër i famshëm të promovojë brendin e tyre. Por, kur ‘St. John’ e punësoi Angelina-n, ata morën më shumë se që mendonin nga ajo. Nuk kaloi shumë kohë dhe fytyra e markës luksoze u pushua nga puna, me arsyetimin se me famën e saj të madhe po linte në hije produktet, që modelonte dhe reklamonte ajo.

Madonna

Më 1989 Madonna kishte një marrëveshje me ‘Pepsi’-n, për të qenë pjesë e reklamave të tyre, mirëpo kontrata e saj 5 milionë dollarëshe u anulua, për shkak të videos së saj me përmbajtje tepër religjioze. Bëhet fjalë për këngën e saj ‘Like A Prayer’, e cila ishte menduar të përdorej në reklamimin e pijes së famshme amerikane.