Fjalë Kyçe

Tuna: “ForTuna” vjen për të gjitha gjeneratat

Tuna: “ForTuna” vjen për të gjitha gjeneratat

Tuna Sejdiu vjen shumë më ndryshe në albumin e saj të ri “Fortuna”.

Tuna Sejdiu ditë më parë promovoi në Shkup albumin e saj të ri me titull “Fortuna”, shkruan lajmi.net.

Në këtë album, ajo ka sjellë shtatë këngë, të cilat e sjellin këngëtaren më ndryshe ngase jemi mësuar ta shohim në projektet paraprake.

Përmes një statusi në Facebook, një prej bashkëpunëtoreve të Tunës, Anita Latifi,  ka treguar qartësisht se çfarë përmban ky album, ndërsa e shpërndau edhe Tuna.

“Këngët në YouTube do t’dalin sapo t’i nënshkruaj Tuna të gjitha CD-të e kërkuara.. ka punë edhe 3-4 ditë.

Deri sot Tuna ka qenë ajo akullthyesja, ajo e trenta, ajo e fuqishmja, ajo që i bën të gjitha që të tjerët nuk kanë guxim as t’i mendojnë. Por gjithnjë maestrale.

Tani ajo vjen me gjithë brishtësinë që ka brena vetes – tekstualisht – zhvesh çdo emocion të saj para publikut. Rrëfehet. Në mënyrën më magjike të mundshme.

Dhe nëse deri dje ca kanë mbajt veshin te “Zogu”, te “I asaj”, te “MMV”, te “Chonga”, e të tjerët kanë kërkuar me nostalgji “Biletën”, tani “ForTuna” vjen për të gjitha gjeneratat… se është punuar me shpirt, përkushtim dhe histori personale. “ForTuna” është vetja. Tuna..”, shkruan ajo.