Fjalë Kyçe

Tuna së shpejti me një album të ri

Tuna së shpejti me një album të ri

Duket se Tuna ka nisur të punoj rreth albumit të saj.

Këngëtarja Tuna Sejdi ndër vite në tregun muzikor shqiptar ka arritur që ta marrë vëmendjen me paraqitjet e saj e edhe projektet muzikore kanë qenë të pëlqyera, shkruan lajmi.net.

Pavarësisht se mund të ketë të atillë që e kritikojnë, Tuna ka një numër të njerëzve të cilët e përkrahin. E për ta ajo duket se ka vendosur ta përgatis një album për të cilin sipas Prive, po punon me Armend Rexhepagiqin.

Këngëtarja ka nisur incizimin e këngëve në studio bashkë me Rexhepagiqin dhe producentin Darko Dimitrov.