Fjalë Kyçe

Vajza e Bill Clinton, shtatzënë në fëmijën e tretë

Vajza e Bill Clinton, shtatzënë në fëmijën e tretë

Chelsea Clinton është shtatzënë. Ajo do të sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë mee bashkëshortin Marc Mezvinsky, të cilët u martuan në vitin 2010. Ata kanë edhe një vajzë 4-vjeçare Charlotte-n dhe djalin 2-vjeçar Aidan-in.

Vajza e ish-presidentit Bill Cliton e ndau lajmin me ndjekësit e saj në Twitter, duke shkruar: ‘Marc dhe unë jemi të lumtur ta shohim Charlotën të bëhet motër e madhe e mrekullueshme dhe ne jemi të ngazëllyer për të parë Aidanin të bëhet një vëlla i madh! Ne mezi po presim që ta shohim anëtarin e ri  të familjes sonë në fund të verës.

Clinton më vonë vuri në dukje se prindërit e saj janë ‘të egzaltuar’ për sjelljen në jetë të një mbese tjetër.

Ajo ishte parë me nënën dhe burrin e saj javën e kaluar duke shkuar në shfaqjen ‘The Ferryman’ në Teatrin Broadway, ku ata u shoqëruan nga miliarderi Barry Diller dhe filantropen Annette de la Renta.