Fjalë Kyçe

Vdiq rapsodi i njohur shqiptar, Sherif Dervishi

Vdiq rapsodi i njohur shqiptar, Sherif Dervishi

Ditë zie në familjen Dervishi Ka ndërruar jetë rapsodi i njohur dibran, Sherif Dervishi.

Ai vdiq nga një betejë e gjatë me kancerin. Dje pasdite 58 vjeçari u shtrua me urgjencë në spitalet e kryeqytetit pasi u godit nga një hemoragji cerebrale, ndërkohë sot ndërroi jetë i rrethuar nga të afërmit, miqtë dhe kolegët e shumtë që ai kishte.

Kush ishte Sherif Dervishi ?

Ka lindur më 1961, në Lugjej të Dardhës te Dibres, në një familje me tradita patriotike dhe persekutuar politikisht nga regjimi komunist. Për herë të parë në skenë është ngjitur në vitin 1975, kur ishte nxënës në Zall-Dardhë. Këngët e tij tingëlluese dhe burrërore kanë pushtuar zemrat e mijëra artdashësve.