Fjalë Kyçe

Skandal/ Gazetarja po raportonte LIVE pas ndeshjes, tifozët e prekin nga të pasmet

Skandal/ Gazetarja po raportonte LIVE pas ndeshjes, tifozët e prekin nga të pasmet

Episodi i tmerrshëm ka  ndodhur ditën e djeshme, jashtë stadiumit Castellani, në ndeshjen  Empoli- Fiorentina e cila përfundoi 2-1.

Gazetarja Greta Beccaglia është fyer dhe ngacmuar teksa ishte  drejtpërdrejt në televizion, dhe po përpiqej të intervistonte disa fansa.

Për ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe Urdhri i Gazetarëve të Toskanës:

Urdhri i Gazetarëve të Toskanës denoncon sot “episodin shumë të rëndë të ngacmimit ndaj një gazetare që ndodhi në TV live në fund të ndeshjes Empoli-Fiorentina, në ditët kur i kushtohet vëmendje maksimale luftës kundër dhunës ndaj grave”., përcjell abcnews.al. Urdhri rajonal gjithashtu ” shpreh solidaritetin e plotë me gazetaren Greta Beccagliai cilia u kontaktua menjëherë nga presidenti i Urdhrit të Gazetarëve të Toskanës, Giampaolo Marchini.