Fjalë Kyçe

“Manchester City është larg Barcelonës, Realit e Bayernit”

“Manchester City është larg Barcelonës, Realit e Bayernit”

Pep Guardiola mendon se Manchester Cityt i duhet ende punë për t’u krahasuar me skuadra se Barcelona, Real Madridi e Bayern Munichu.

Në dekadën e fundit, sidomos me Pep Guardiolën, Manchester City është rikthyer furishëm dhe po dominon në futbollin anglez.

Ëndrra e pronarëve të Man City është trofeu i Champions League, që do të ndryshonte historinë e klubit, që sipas Guardiolës, doli në skenë vetëm në dekadën e fundit.

Për të arritur një imazh si Barça, Reali e Bayerni, Guardiola thotë se duhet ende shumë punë, por janë në rrugën e duhur.

“Në dekadën e fundit, një ndër ekipet që është rritur më së shumti është Manchester City. Jo vetëm në periudhën me mua, por në dekadën e fundit”, tha ai.

“Për t’u krahasuar me Barcelonën, jemi shumë larg për shkak të historisë . Jemi larg sepse ne kemi vetëm një dekadë. Po, po bëhemi të mirë e më të mirë”.

“Po bëjmë hapa të vogël, por çdo herë mirë e më mirë. Fituam sërish titullin e EFL Cup, dhe arritëm 100 pikë në Premierligë, do të luftojmë për të gjithë trofetë”.

“Hapat e duhur janë që edhe viteve të ardhshme të jemi aty, në luftë për trofe. Por, s’mund të krahasohemi ende me Barcelonën, Real Madridin dhe Bayern Munichin, ata kanë histori të jashtëzakonshme të rezultateve”, shtoi Guardiola.