Fjalë Kyçe

A do të luajë Messi ndaj Dortmund?

A do të luajë Messi ndaj Dortmund?

Lionel Messi është përfshirë në listën e skuadrës të Barcelonës për ndeshjen kundër Borussia Dortmund, por Ernesto Valverde ka pohuar se ende nuk ka vendosur nëse argjentinasi do të luajë të martën.

Ish-tekniku i Athletico Bilbao e bëri të qartë se vendimi nëse Messi do të kthehet në fushë në ‘Signal Iduna Park’ do të merret para ndeshjes.

“Ne do të vendosim nesër nëse Messi mund të luajë”, tha Valverde në konferencën për shtyp para-ndeshjes së Barcelonës, përcjell lajmi.net.

“Disa ditë më parë ne nuk ishim shumë të qartë, por stërvitja e fundit mbaroi mirë dhe ai nuk po mendon më për dhimbjen që kishte”.

“Është e rëndësishme të luani pa menduar”.

“Ai është përmirësuar shumë, por ne do të shohim nesër”, konfirmoi ai.