Fjalë Kyçe

A ishte kjo penalti në sfidën e tensionuar, Vushtrria – Fushë Kosova (FOTO)

A ishte kjo penalti në sfidën e tensionuar, Vushtrria – Fushë Kosova (FOTO)

Fushë Kosova i është bashkuar një numri klubesh të skuadrave të Kosovës në një varg ankesash ndaj ndarjes së drejtësisë në fushë, shkruan Gazeta Alo.

Akuzat kësaj radhe janë në gjyqtarin Besfort Kosumi për gjykim të njëanshëm në humbjen e Fushë Kosovës ndaj Vushtrrisë me rezultatin 1:0.

Fushë Kosova ka shprehur zemërimin në penaltinë e akorduar nga Besfort Kosumi, penalti kjo e cila ishte jashtë zonës së rreptësisë.

Gjithashtu fushëkosovarët ishin në presion para, gjatë dhe në fund të takimit nga skuadra e Vushtrrisë.

Shiko nëse ishe e drejt apo jo penaltia e akorduar nga gjyqtari Besfort Kosumi.