Fjalë Kyçe

AC Milan i kthehet garës për Fellaini

AC Milan i kthehet garës për Fellaini

AC Milan sërish është rikthyer në garë për mesfushorin e Manchester Unitedit, Marouane Fellaini.

Mediet britanike shkruajnë se “Rossonerët” kanë rikthyer interesimin për mesfushorin belg, transmeton Gazeta Alo.

Fellaini nuk po gjen hapësirë në skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, duke e lënë të hapur mundësinë e largimit nga “Old Traffordi”.

Milanistët edhe vitin e kaluar negociuan me Fellainin, por belgu vendosi të qëndrojë tek “Djajtë e Kuq”.

Megjithatë, Milani përsëri do të nis negociata me lojtarin për transferimin e tij në “San Siro”. /Gazeta Alo/