Fjalë Kyçe

Alisson humbet finalen e Superkupës së Evropës

Alisson humbet finalen e Superkupës së Evropës

Liverpool nuk do të llogarisë në shërbimet e portierit Alisson Becker për finalen e Superkupës së Evropës kundër Chelsea.

‘The Reds’ të mërkurën e javës tjetër zhvillojnë finalen e Superkupës së Evropës me rivalët e Premierligës, skuadrën e Chelsea.

Për këtë finale, trajneri Jurgen Klopp nuk do të ketë në dispozicion portierin Alisson Becker.

Në një njoftim në faqen e Liverpoolit, thuhet se Alisson do të mungojë në finale, shkaku i lëndimit të pësuar në ndeshjen hapëse të Premierligës, kundër Norwich City.

Portieri brazilian u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 38’ të ndeshjes, duke pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës.

Alisson u zëvendësua nga Adrian, portieri i ardhur te Liverpool këtë afat kalimtar.