Fjalë Kyçe

Allegri flet para sfidës ndaj Ajaxit

Allegri flet para sfidës ndaj Ajaxit

Trajneri i Juvetusit ka folur para sfides ndaj Ajaxit e cila luhet nesër nga ora 21:00, shkruan Gazeta Alo.

“Rezultati 1-1 në Amsterdam nuk ka asnjë vlerë, është një ndeshje që duhet luajtur me të njëjtin intensitet si ndaj Atletico-s. Duhet të kemi respekt për Ajax-in dhe të jemi më preçizë se ndeshja e kaluar. Është një mbrëmje e rëndësishme për të arritur një objektiv të jashtëzakonshëm.”

“Duhet të jemi të aftë të kuptojmë momentet e ndeshjes. Ata janë një skuadër që luajnë shumë, të sulmojnë. Luajnë më mirë në transfertë ashtu siç bënë në Madrid. Duhet të bëjmë një paraqitje të bukur nga ana fizike, teknike dhe atletike.”

“Lojtarët që kam grumbulluar janë të gjithë të shëndetshëm, në formë. Se kush do të luajë në vendin e Mandzukic varet nga shumë faktorë, kam një ide por ndoshta e ndryshoj. Douglas Costa nuk është në gjendjen perfekte tani, shpresoj që nesër në stërvitje të më tregojë se mund të luajë të paktën 30 minuta, sepse ai mund të jetë deçiziv.” ka deklaruar Max Allegri./Gazeta Alo