Fjalë Kyçe

Anglia ka edhe lojëtarë të tjerë të rrezikshëm, jo vetëm Sterlingun

Anglia ka edhe lojëtarë të tjerë të rrezikshëm, jo vetëm Sterlingun

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Anglinë. Kosova është nikoqire e Anglisë në ndeshjen e fundit eliminatore për Euro 2020 në kuadër të Grupit A e cila do të zhvillohet nesër (e diel) në ‘Fadil Vokrri’ nga ora 18:00.

Për këtë takim dhe lojtarët e Anglisë ka folur trajneri i Dardanëve, Challandes, i cili ka thënë se Kosova nuk do të ketë kujdes vetëm nga ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling.

“Për neve nuk është lajm i mirë. Është dyfish lajm i keq. Ai është njëri prej më të mirëve në botë në pozitën e tij. Por, ata nuk kanë vetëm atë. Ata kanë lojtar tjerë shumë cilësor”, ka thënë fillimisht Challandes.

“E kam parë edhe Rashford, nuk është i keq, as Sancho dhe Abraham nuk janë të këqij Anglia ka shumë lojtarë të mirë, luan apo jo Sterlingu”. “Duhet ta bëjmë një lojë të madhe ndaj anglezëve”. “Nëse i jep shumë hapësira Sterlingut, është e pamundur ta ndalësh. Vetëm si ekip mund ta ndali. Nëse do të mund të bënim diçka, do t’ia thyenim këmbën, por ky nuk është stili ynë”, përfundoi trajneri i Kosovës.

Ndryshe, ndeshja pritet të zhvillohet të dielën në Prishtinë në ora 18.00.