Fjalë Kyçe

Arsenal jashtë garës për Carrascon, ja arsyeja

Arsenal jashtë garës për Carrascon, ja arsyeja

Arsenali thuhet se është jashtë garës për të nënshkruar me Yannick Carrasco nga Dalian Yifang.

Menaxheri i Arsenalit, Unai Emery, ka vetëm 45 milionë funte për të rindërtuar skuadrën e tij këtë verë, pasi nuk arriti ta siguronte plasmanin në Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Arsenali ishte shumë i interesuar për blerjen e shërbimeve të anësorit belg në janar, por tani duket se çmimi i Carrascos ka bërë që ‘Topçinjët’ të heqin dorë, sipas The Sun, përcjell lajmi.net.

Nënshkrimi i Carrascos do të lërë Emeryn me vetëm 15 milionë funte për të forcuar më tej skuadrën e tij dhe si rezultat 25-vjeçari do kthehet në Evropë, por jo në ‘Emirates.

“E gjithë bota e di se unë dua të kthehem në Evropë”, tha Carrasco, siç raportohet nga The Mirror javën e kaluar.

”Tani, kjo varet nga presidenti dhe shpresoj që ai të gjejë një zgjidhje”, potencoi ish-lojtari i Atleticos.