Fjalë Kyçe

Arsenali kërkon mbrojtës, Mustafi drejt largimit

Arsenali kërkon mbrojtës, Mustafi drejt largimit

Arsenali është duke kërkuar qendërmbrojtës për afatin kalimtar të janarit. Me këtë rast, Shkodran Mustafi mund të largohet nga “Topçinjtë” gjatë dimrit

Arsenali nuk është i kënaqur me shërbimet dhe kontributin e Shkodran Mustafit, shkruan Gazeta Express.

Prandaj, “Topçinjtë” po planifikojnë të përforcohen në qendër të mbrojtjes në afatin kalimtar të janarit.

Sipas “Football Insider”, “Gunners” ia kanë vënë syrin qendërmbrojtësit të Athletic Bilbaos, Unai Nunez.

22 vjeçari e ka humbur vendin e titullarit në klubin bask, prandaj mund të largohet nga Spanja në dimër.

Raportohet se klubi londinez e ka monitoruar në disa ndeshje mbrojtësin e ri, i cili ka përparuar dukshëm në dy vitet e fundit.

E fakti se Nunez nuk është më zgjedhja e parë pas rikthimit të Inigo Martinez nga lëndimi, po e inkurajon klubin anglez dhe po i jep shpresë se mund ta transferojë lojtarin në janar.

Nga ana tjetër, qendërmbrojtësi shqiptar mund të transferohet në Itali ose mund të rikthehet në Gjermani gjatë janarit.