Fjalë Kyçe

“AS” zbulon, Zidane ka marrë ofertën nga Manchester Unitedi

“AS” zbulon,  Zidane ka marrë ofertën nga Manchester Unitedi

Trajneri Zinedine Zidane duket se verën që vjen do të marrë drejtimin e Manchester Unitedit.

“AS” shkruan se ish-menaxheri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka marrë një ofertë nga ‘Djajtë e Kuq’.

Krerët e klubit nga “Old Traffordi” tashmë janë në kërkim të pasuesit te Jose Mourinhos, ky i fundit u shkarkua të martën për shkak të rezultateve të dobëta të Unitedit këtë sezon të garave.

Siç raportohet, Zidane, i cili aktualisht është i papunë, verën që vjen do të marrë “timonin” e klubit të famshëm anglez, Manchester United.