Fjalë Kyçe

Atdhe Nuhiu shënën gol spektakolar në momentet e fundit të ndeshjes kundër Fulhamit

Atdhe Nuhiu shënën gol spektakolar në momentet e fundit të ndeshjes kundër Fulhamit

Atdhe Nuhiu e ka dëshmuar se pse meriton të luajë më shumë minuta lojë për skuadrën e tij, Sheffield Wednesday, duke e shënuar golin e barazimit në momentet e fundit të ndeshjes kundër Fulhamit.

Sheffieldi arriti ta marrë një pikë nga ndeshja në shtëpi kundër Fulhamit, që përfundoi me rezultat 1:1 dhe është e vlefshme për xhiron e tetë të sezonit të ri të Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli, raporton Gazeta Express.

Këtë pikë, skuadra e Garry Monk e fitoi falë sulmuesit kosovar, Atdhe Nuhiu, i cili e shënoi golin e barazimit vetëm disa momente para se gjyqtari ta sinjalizonte fundin e ndeshjes.

Kosovari do të shpresojë se ky gol do t’ia fitojë atij besimin e trajnerit, pasi që ende këtë sezon nuk e ka nisur asnjë ndeshje, ndërsa në katër prej tetë ndeshjeve të zhvilluara ka hyrë në lojë nga stoli,  duke luajtur mesatarisht 14 minuta në ato ndeshje.

Ky ishte goli i tij i parë për sezonin e ri të Championshipit, mirëpo ai mjaftoi që t’ia fitojë Sheffieldit një pikë. Tani, Sheffieldi radhitet në pozitën e tetë në tabelë, me 13 pikë të fituara nga tetë ndeshjet e para, katër fitore, një barazim dhe tri disfata.