Fjalë Kyçe

Babai i Milot Rashicës merr pozitë në PDK

Babai i Milot Rashicës merr pozitë në PDK

Babai i Milot Rashicës, Nexhmedin Rashica është bërë anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Komunën e Vushtrrisë.

Në zgjedhjet e brendshme që i mbajti PDK gjatë muajit të kaluar, Nexhmedin Rashica, babai i futbollistit kosovar, Milot Rashica ka marr gjithsej 23 vota.

Gazeta Insajderi ka provuar të marr një deklaratë nga Rashica mirëpo ai nuk ka pranuar. “S’jam i interesuar për intervista”, ka thënë shkurt Rashica.

PDK gjatë muajit të kaluar ka mbajtur zgjedhjet e brendshme ku në krye të partisë është rizgjedhur Kadri Veseli.

Ndërsa anëtarët më të votuar të PDK-së në Vushtrri janë vartësit e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.