Fjalë Kyçe

Bale mund të rikthehet në Tottenham?

Bale mund të rikthehet në Tottenham?

Ylli uellsian do ta mirëpriste rikthimin në klubin ku bëri emër. Interesim për të ka shfaqur edhe Manchester United.

Gareth Bale do ta mirëpriste një rikthim në Tottenham, shkruan Gazeta Express.

Kështu të paktën thotë legjenda e klubit londinez, Clive Allen.

Sipas tij, futbollisti i Real Madridit do të ofronte diçka që nuk mund ta bëjë dikush tjetër në klubin londinez.

“Nëse e merr një lojtar të kalibrit të tij në ekip, nuk mund të ndihmojë vetëm me talentin e tij, por i ngrit dhe i motivon të gjithë të tjerët në klub”, ka thënë Allen.

Bale ishte pranë largimit nga Reali gjatë verës pasi e kishte marrë një ofertë të majme nga Kina.

Por, ai preferon të vazhdojë të luajë në Evropë.

Krahas Tottenhamit, interesim për yllin uellsian ka shfaqur edhe Manchester United.

Bale mund ta mbyllë eksperiencën e suksesshme në Madrid gjatë janarit, për t’u rikthyer më në fund në Premierligë.