Fjalë Kyçe

Barça, Real Madrid apo Atletico, kush ka skuadër më të mirë?

Barça, Real Madrid apo Atletico, kush ka skuadër më të mirë?

Barcelona, Real Madridi dhe Atletico Madridi kanë qenë shumë aktive në merkato me transferimin e lojtarëve të rinj, çka do të thotë se gara për titullin e La Ligas sezonin 2019/20 do të jetë edhe më interesante.

Reali është klubi që ka shpenzuar më së shumti, 303 milionë euro, Barcelona 237 milionë dhe Atletico Madrid 196.5 – kurse nuk duhet harruar se ata mund të rivalizohen nga Sevilla fantastike, që ka shpenzuar (123,5 milionë euro).

Joao Felix, Hazard, Griezmann, De Jong, Jovic – janë ndër transferimet më të mëdha këtë verë në Evropë, që kanë përforcuar Realin, Atleticon e Barcelonën.

Duke lënë anash tani për tani Pogban që kërkon Reali, James që lidhet me Atleticon dhe rikthimin e mundshëm të Neymar në Barça – klubet kanë krijuar 11-she të frikshme dhe me shumë opsione.

Valverde, Simeone dhe Zidane do të kenë ekipe të shkëlqyera për sezonin 2019/20, por kush në të vërtetë ka skuadër më të mirë?.