Fjalë Kyçe

Barcelona pranë marrëveshjes me lojtarin që “tërboi” Ronaldo-n

Barcelona pranë marrëveshjes me lojtarin që “tërboi” Ronaldo-n

Barcelona thuhet të jetë pranë finalizimit të huazimit të mbrojtësit të Valencia-s Jeison Murillo.

Sipas kanalit radiofonik katalanas RAC1, Ernesto Valverde do që kolumbiani të jetë një zëvendësues cilësor i titullarëve të prapavijës për shkak të dëmtimeve të Samuel Umtiti dhe Thomas Vermaelen.

26-vjeçari do të ishte një zgjidhje afatshkurtër deri në fund të sezonit, ku do të nisë sulmi për Matthijs de Ligt që luan te Ajax, transmeton kohajone.

Qendërmbrojtësi i talentuar holandez mund të blihet vetëm në merkaton e verës.

Barcelona gjithashtu po konsideron transferimin e Branislav Ivanovic dhe Martin Skrtel, sipas stacionit radiofonik.