Fjalë Kyçe

Barcelona shet Coutinhon për të financuar rikthimin e Neymarit

Barcelona shet Coutinhon për të financuar rikthimin e Neymarit

Gjiganti spanjoll, Barcelona nuk heq dorë nga rikthimi i mundshëm i yllit te PSG-së, Neymar, transmeton Gazeta Alo.

“Blaugranat” sipas medieve spanjolle, janë gatshme ta shesin Philippe Coutinho për të financuar rikthimin e brazilianit në ‘Camp Nou’.

Coutinho ende nuk ia ka dal të tregojë formën e tij më të mirë tek Barcelona, dhe siç raportohet, klubi spanjoll është gati ta sakrifikojë brazilianin në mënyrë që të financoj rikthimin e Neymarit tek Barcelona.

Madje, mësohet se ylli i parisienëve “dëshiron rikthimin te Barcelona”. /Gazeta Alo/