Fjalë Kyçe

Baresi e Massaro të lumtur që Milani është në Prishtinë

Baresi e Massaro të lumtur që Milani është në Prishtinë

Dy yjet e futbollit italian dhe të AC Milanit, Franco Baresi dhe Daniele Massaro, po mbajnë konferencë për media në Prishtinë, para ndeshjes që klubi i njohur italian do të zhvillojë sonte kundër Feronikelit.

“Ndjehemi jashtëzakonisht mirë, jemi të befasuar me tifozët dhe jemi të lumtur që jemi këtu”, ka thënë Baresi, përcjell Sporti në KTV.

Ndërkaq Massaro ka folur për të kaluarën e Kosovës.

“E dimë se në çfarë ka kaluar ky vend dhe jemi të lumtur që jemi këtu. Të gjithë lojtarët besoj se do të jenë të gatshëm për ndeshjen”, ka thënë Massaro.

Ai ka thënë se kundër Feronikelit do të luajnë me formacionin më të mirë.

Ndeshja zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, në orën 20:45.