Fjalë Kyçe

Bartomeu: Jam i shqetësuar për pensionimin e Messit

Bartomeu: Jam i shqetësuar për pensionimin e Messit

Vitet kalojnë, “pensionimi” i “yllit” argjentinas i preokupon të gjithë në “Camp Nou”.

Këto janë ditët kur po flitet e shkruhet më shumë, me plot meritë e të drejtë, për Leo Messin.

Sulmuesi argjentinas është përherë në “buzët” e të gjithëve për lojërat që zhvillon dhe spektaklin që jep me fanellën e Barcelonës.

I freskët nga “Topi i Artë” i gjashtë i karrierës së tij të jashtëzakonshme, edhe ai së shpejti do të duhet “t’i varë atletet.

Për këtë arsye, presidenti “blaugrana”, Josep Maria Bartomeu, thotë se është i shqetësuar në mënyrë të kuptueshme.

“Po, jam i shqetësuar për ditën në të cilën Messi do të duhet të vendosë të tërhiqet nga futbolli i luajtur”, u shpreh bartomeu.

“Unë do të doja që ai të nënshkruante një kontratë tjetër, sepse jam i bindur se ka ende shumë vite përpara me Barcelonën”. “Edhe ai nuk e ka problem ta vazhdojë rrugëtimin e jashtëzakonshëm në këtë klub. Nuk kam dyshim se ai do ta përfundojë karrierën këtu. Pastaj, do të jetë ai vetë, që do ta zgjedhë momentin kur do ta përfundojë atë”, shtoi kreu i klubit katalan për “Radio Catalunya”.