Fjalë Kyçe

Bayerni pret Werderin, të vetëdijshëm se rreziku vjen nga Rashica

Bayerni pret Werderin, të vetëdijshëm se rreziku vjen nga Rashica

Bayern Munich – Werder Bremen është kryendeshja e javës në Bundesligë.

Bavarezët nuk janë duke kaluar nëpër një formë të mirë, dhe vijnë pas dy humbjeve, të pësuara nga Bayer Leverkusen dhe Borussia Monchengladbach.

Kundër Werder Bremen, kampionët e Bundesligës do të kërkojnë tre pikët, për të dërguar mesazh se janë aty, dhe ende mbesin pas synimeve të këtij sezoni.

Kundërshtari i tyre Werder Bremen, udhëton në Allianz Arena me Milot Rashicën, që po shkëlqen në Bundesliga.

Ylli i Kosovës ka shënuar dy gola në fitoren e fundit që Werder Bremen e shënoi në udhëtim te Wolfsburg, me rezultat 2:3.

Ai së fundi në një shkrim të Bundesligës, është krahasuar me Lionel Messin dhe Kylian Mbappe.

Bayern Munich ende nuk e ka harruara paraqitjen e Rashicës në Kupën e Gjermanisë, kur ylli i Kosovës u shënoi një gol të bukur.