Fjalë Kyçe

Befason trajneri anglez: Tottenham nuk mund të fitojnë tituj

Befason trajneri anglez: Tottenham nuk mund të fitojnë tituj

Tottenham Hotspur është prej skuadrave me futbollin më atraktiv në top pesë ligat evropiane.

Skuadra e Mauricio Pochettinos ka qenë spektakolare në Premierligë, edhe pse as aty nuk arriti të shpallet kampione.

Suksesi më i madh i Spurs ishte përfundimi i kampionatit në pozitën e dytë, si nënkampionë.

Deklaratë befasuese për këtë skuadër ka dhënë edhe Sam Allerdyce.

“Tottenham nuk mund të fitojnë ndonjë  titull. Kurrë mos e mendoni Ligën e Kampionëve” ka thënë ai, kur ka folur për “Sports Breakfast”, transmeton lajmi.net.

Tottenham ka arritur që ta lë mbrapa skuadrën e Inter dhe ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, nga pozita e dytë, së bashku me Barcelonën lidere.