Fjalë Kyçe

Beqir Batatina e hap “thesin”: Ofron 50,000 euro për futbollistin të cilin e do edhe Gjilani

Beqir Batatina e hap “thesin”: Ofron 50,000 euro për futbollistin të cilin e do edhe Gjilani

Llapi ka kthyer sytë nga kampionati shqiptar, pasi që deri më tani ka realizuar tri transferime.

Klodian Nuri, Brruno Arrabal dhe së fundmi Sebino Plaku janë ardhjet më të reja në “Zahir Pajaziti”, ndërkohë që po projektohet edhe mbrojtësi i Flamurtarit, Franc Veliu.

Telesport nga Shqipëria ka raportuar se se 30-vjeçari është shumë afër transferimit në kampionatin kosovar të futbollit për 50 mijë euro.

Bisedimet janë në fazën e avansuar dhe shumë shpejtë pritet të ndodh edhe finalizimi.

Mediat në Shqipëri e quajnë si punë të mbyllur afrimin e Veliut te Llapi, ndërkohë që më parë u raportua se interesim për mbrojtësin vlonjat kishte shprehur edhe Gjilani i Gentjan Mezanit.