Fjalë Kyçe

Berisha: Shpresoj që ky të jetë një sezon i mirë për mua

Berisha: Shpresoj që ky të jetë një sezon i mirë për mua

Valon Berisha shpreson ta ketë një sezon pozitiv dhe pa lëndime me Lazion.

Ylli kosovar mezi e pret fillimin e sezonit të ri në Serie A

Valon Berisha e ka lënë prapa krahëve lëndimin dhe po shikon përpara, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar e ka dhënë një intervistë për “Lazio Style Channel” para fillimit të sezonit të ri, ndërsa i ka zbuluar synimet dhe ambiciet e tij, duke shpresuar që të ketë më pak lëndimi në sezonin e dytë me Biancocelesti.

“Ne kemi ushtruar mirë në Marienfeld. E kemi mbyllur fazën përgatitore në mënyrën më të mirë, është e rëndësishme për mendjen: tash i kemi përpara dy ditë pushim”, ka thënë fillimisht futbollisti i lindur dhe rritur në Norvegji.

“Jam i lumtur këtu, kam qenë jashtë fushave të blerta për gjashtë muaj, kam luajtur 45 minuta kundër Al-Shabab dhe 15 minuta sot. Për mua është e rëndësishme të kem minuta, shpresoj që ky do të jetë një sezon pozitiv për mua. Kompeticioni i kampionatit më ndihmon, çdokush dëshiron të luajë”, nënvizoi tutje përfaqësuesi kosovar.

“E kam zhvilluar një mini-ndeshje në Marienfeld dhe për mua ky është një element i vlerësimit. Duke fituar në Sampdoria dhe më pas në derbi do të ishte e çmuar për secilin prej nesh, për ekipin, klubin dhe tifozët”, përfundoi Berisha.