Fjalë Kyçe

Berisha: S’ka ndjenjë më të mirë se të luash për vendin tënd

Berisha: S’ka ndjenjë më të mirë se të luash për vendin tënd

Valon Berisha është në mesin e heronjve modern të Kosovës së pavarur.

Futbollisti në vitin 2016 ka hequr dorë nga Norvegjia, për t’iu bashkuar Kosovës në një projekt që sapo kishte nisur.

Edhe pse në atë kohë kishte shumë dyshime rreth asaj se çka do të arrij Kosova, për Berishën duket se këto diskutime nuk kanë qenë të rëndësishme.

Për të,  e rëndësishme dhe realizim i ëndrrës, ka qenë veshja e fanellës kombëtare të Kosovës, një mundësi që nuk e kanë pasur shumë gjenerata, sidomos ato në të kaluarën.

“S’ka ndjenjë më të mirë se të luash për vendin tënd. Ndjehem shumë, shumë mirë që kam mundur të kontribuoj për vendim tim”, ka deklaruar Berisha për emisionin “Ich bin Albaner”, përcjell lajmi.net.

Kjo deklaratë mund të jetë një mesazh i mirë për futbollistët e rinj me prejardhje nga Kosova, që ende hezitojnë të veshin fanellën ‘dardane’.