Fjalë Kyçe

Besa vazhdon me kapitenin

Besa vazhdon me kapitenin

Njëra nga skuadrat më të trofeshme në futbollin tonë, Besa e Pejës viteve të fundit është duke kaluar momente jo të mira, sa i përket organizimit dhe financave.

Besa edicionin e kaluar ishte bukur afër rikthimit në Superligë por dështoi në momentet e fundit dhe kjo ishte arsyeja që klubi të zhgënjehet dhe të pësojë një krizë, megjithatë, së fundmi kanë nisur të vinë lajme të mira edhe për këtë skuadër.

Kapiteni i Besës, Fetim Kasapi në një bisedë për Zëri.info, ka thënë se javën tjetër pritet me ja nisë përgatitjet.

“Kam vendosur të vazhdojë edhe për një vit me Besën. Po ndihem mirë fizikisht dhe nuk e kam ndërmend të dorëzohem. Sa i përket organizimit kanë nisur të vinë disa lajme të mira dhe po besojmë se brenda 2-3 ditë do t’i fillojmë përgatitjet”, ka thënë Kasapi.

Të rikujtojmë se ditë më parë marrëveshje me Besën ka arritur edhe Dukagjin Gashi i cili me këtë skuadër kujton momentet më të mira në karrierë.