Fjalë Kyçe

‘Bild’ zbulon detajet lidhur me Coutinho – Bayern

‘Bild’ zbulon detajet lidhur me Coutinho – Bayern

Philippe Coutinho është futur në një tjetër udhëkryq, duke kërkuar rrugëdalje për të ardhmen e tij.

Kampionët e Bundesliga, Bayern Munich, janë skuadra e fundit që përmendet si një destinacion i mundshëm për brazilianin Coutinho.

‘Bild’ raporton se Bayernit i është ofruar Coutinho, por skuadra gjermane nuk ka bërë ndonjë kërkesë për të, transmeton lajmi.net.

Gjigantët gjerman janë të vendosur të forcojnë skuadrën pas largimit të një fondi lojtarësh si Robben, Ribery e Hummels.

Coutinho ka pasur një sezon mjaft të vështirë në ‘Camp Nou’, duke mos arritur të fitojë besimin e Ernesto Valverde.