Fjalë Kyçe

Buffon “thumbon” Interin, ja çfarë thotë

Buffon “thumbon” Interin, ja çfarë thotë

PSG arriti të fitonte 1-4 ndaj Crvena Zvezdës dhe të siguronte vendin e parë në grupin C.

Portieri i francezëve, Bufon, ka komentuar për eleminimin e 2 skuadrave italiane, Napolit dhe Interit.

“Më vjen keq për eleminimin e Napolit dhe të Interit. Kjo është çështje krenarie. Napoli ka pasur një fazë të mrekullueshme në grupe, ndërsa zikaltërve u mjaftonte vetëm fitorja dhe do të doja shumë të rikthehesha në Itali si kundërshtar”, është shprehur ish-portieri i Juventusit.

Tashmë në moshën 40 vjeçari ka nisur një sfidë të re me kampionët e Francës për të fituar një trofe si Liga e Kampionëve, që i mungon në karrierën e tij.