Fjalë Kyçe

Bundesliga nis me goleadë, Bayerni dhe Hertha luajnë baras

Bundesliga nis me goleadë, Bayerni dhe Hertha luajnë baras

Ndeshja hapëse e Bundesligës për sezonin 2019/2020 ka sjellë katër gola, por jo edhe fitues.

Bayern Munich dhe Hertha Berlin, kanë ndarë pikët duke barazuar 2:2 në ‘Alianz Arena’, shkruan lajmi.net.

Robert Lewandowski në minutën e 24’, kaloi në epërsi bavarezët.

Mysafirët nga kryeqyteti gjerman, u rikthyen në pjesën e parë, dhe me dy gola të shpejtë të shënuar nga Dodi Lukebakio (36’) dhe Marko Grujic (39), përmbysën rezultatin.

Pjesa e dytë e ndeshjes dhuroi vetëm një gol, dhe atë e shënuan vendasit, për të barazuar rezultatin.

Ishte sërish Lewandowski që shënoi për Bayernin, duke u treguar i saktë nga penalltia, për 2:2.

Në xhiron e dytë, Bayern Munich luan me Schalken në udhëtim, ndërsa Hertha Berlin pret Wolfsburgun.